Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës (QKSUK) ka përfshirë dy shërbime të reja të avancuara, duke modernizuar ndjeshëm shërbimet e saj për pacientët.
Kështu ka njoftuar, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi nga vizita në QKSUK dhe aparaturart e reja.
QKSUK tashmë ka teknologjinë e CAD/CAM sistemit: Kjo teknologji e avancuar lejon marrjen e masës digjitale, dizajnimin përmes softuerëve dhe prodhimin final përmes CAM sistemit. Ky proces rrit ndjeshëm efektivitetin, precizitetin dhe cilësinë e trajtimeve protetike.
Dhe PRF – Aplikimi i fibrinës së pasur me trombocite: Shërbimi i ri përdoret për të plotësuar defektet kockore dhe për të ndihmuar në regjenerimin e indeve kockore. Ky trajtim inovativ është veçanërisht i dobishëm në fushën e Paradontologjisë.
“Brenda dy viteve QKSU të Kosovës është furnizuar me 52 karriga stomatologjike të cilësisë së lartë dhe investime tjera që rrisin efikasitetin dhe cilësinë së e shërbimeve për qytetarët tanë”, u shpreh Vitia. /Gazeta Shneta/
Postimi i plotë:
Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës tashmë me:
Teknologjinë e CAD/CAM sistemit
PRF- Aplikimin fibrinës se pasur me trombocite
Kjo teknologji e avansuar mundëson: marrjen e masës digjitale, dizajnimin e punimeve përmes dizajnimit softwerik dhe prodhimit të produktit final përmës CAM sistemit. Ky digjitalizim rritë efektivitetin, precizitetin dhe cilësine.
Poashtu shërbimi i ri PRF – aplikimi fibrinës se pasur me trombocite që ka për qëllim plotësimin e defekteve kockore me qëllim të regjenerimit kockor.
Në QKSUK brenda dy viteve kemi funksionalizuar 6 shërbime të reja:
Sedacioni inhalator me N2O/02 në Klinikën e Stomatologjisë së Fëmijëve
Terapia fikse në Klinikën e Ortopedisë së Nofullave
Trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax
Terapia me implante dentare në Klinikën e Kirurgjisë Orale.
Teknologjia e CAD/CAM sistemit në Klinikën e Protetikës Stomatologjike dhe Laboratorit Dentar
PRF- Aplikimi fibrinës se pasur me trombocite, Klinika e Paradontologjisë
Brenda dy viteve QKSU të Kosovës është furnizuar me 52 karriga stomatologjike të cilësisë së lartë dhe investime tjera që rrisin efikasitetin dhe cilësinë së
e shërbimeve për qytetarët tanë.












