Vitamina D, është vitaminë me rol të rëndësishëm për organizmin. Një e mirë e saj është se mund të përftohet natyrshëm nga rrezet e diellit.
Mungesa e kësaj vitamine, mund të shkaktojë një sërë problemesh për shëndetin.
Ja cilat janë disa nga to:
Depresioni – Vitamina D luan një rol kryesor në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru. Niveli i ulët i saj mund të shkaktojë depresionin.
Dëmtimet e muskujve – Kjo vitaminë ndikon në fortësimin e muskujve dhe mungesa e saj shkakton miopati, që dobëson muskujt dhe shkakton dhimbje të tyre.
Sëmundjet e zemrës – Mungesa e kësaj vitamine rrit rrezikun e hipertensionit, hiperlipidemisë, sëmundjeve vaskulare periferike, infarktit të miokardit, insuficiencës kardiake dhe insultit cerebrovaskulare./Familja Jonë