Prishtina sërish ka shënuar më së shumti të infektuar me koronavirusi në nivel komunash në Kosovë.
Në kryeqytet janë regjistruar 117 raste të infektimeve. Pas Prishtinës vijnë komunat e tjera si: Mitrovica 39 raste, Podujeva 20 raste, Ferizaji 19 raste, Prizreni 18 raste, Skenderaji 16 raste, Gjilani 14 raste, Vushtrria 14 raste, Lipjani 12 raste, Fushë Kosova 10 raste, Obiliqi 10 raste, Peja 8 raste, Suhareka 8 raste, Gjakova 7 raste, Drenasi 6 raste, Kamenica 6 raste, Shtimja 4 raste, Deçani 3 raste, Vitia 3 raste, Kaçaniku 2 raste, Novobërda 2 raste, Rahoveci 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok.