Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pijet freskuese dëmtojnë kujtesën tek adoleshentët

Vetëm një pije freskuese në ditë mund të dëmtojë kujtesën e adoleshentëve, thotë një studim i ri. Kërkuesit në Universitetin e Kalifornisë Jugore zbuluan se pijet me sheqer mund të ndikojnë aftësinë e njerëzve për të mësuar.

Përveç obezitetit, këto pije konsiderohen përgjegjëse, pasi i bëjnë të rinjtë më të dhunshëm.

Tani eksperimentet kanë zbuluar se ato mund të dëmtojnë aktivitetin e trurit dhe aftësinë për të kujtuar informacione.

Dr. Skot Kanoski, i Universitetit të Kalifornisë Jugore, tha se tashmë nuk është më sekret që karbohidratet e përpunuara, sidomos ato që konsumohen në pije të ëmbla e të tjera, mund të çojnë në rçregullime metabolike.

“Megjithatë, zbulimet toma tregojnë se konsumimi i pijeve të ëmbla me përmbajtje sheqeri  ndërhyn në aftësitë e trurit tonë për të funksionuar normalisht dhe për të mbajtur mend informacione të rëndësishme në lidhje me atë që na rrethon, kjo veçanërisht kur është konsumuar tepër që në moshë të re”.

Në një studim të kryer me të rritur dhe adoleshentë u pa se të rriturit pas konsumimit të pijeve me nivel të lartë sheqeri kryen normalisht testin e funksionit njohës. Por, kur konsumi ndodh që në adoleshencë, ndodh dobësimi i aftësisë për të mësuar dhe i kujtesës.

Përveç problemeve në kujtesë, adoleshenti që konsumon tepër pije freskuese, gjithashtu mund të preket nga një inflamacion në zonën e trurit që kontrollon shumë funksione të të mësuarit dhe kujtesës. Kjo zonë është e ndjeshme nga faktorë të mjedisit, duke përfshirë edhe ngrënien e ushqimeve të ngopura me yndyrna dhe me përmbajtje sheqeri.

Janë rekomanduar disa pije të gazuara që fëmijët mund t’i pinë. Por është këshilluar që në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar duhet eliminuar përdorimi i tyre, sidomos në mes të ngrënies. Është vërtetuar se fëmijët dhe adoleshentët në SHBA pinë 3 herë më shumë pije freskuese se prindërit e tyre 20 vjet më parë.

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë