Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Pejë, 73 pacientë me koronavirus, 15 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka njoftuar që në këtë spital janë 73 pacientë me COVID-19, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit . Aktualisht po trajtohen 73 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 223 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Kanë qenë 2 lindje, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore.
Gjatë 24 orëve të fundit 250 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,159 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 144 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 125 Ekzaminime të Rëntgenit, 12 EHO dhe 7 CT”, shkruhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë