Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Pejë, 70 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e  Pejës, janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët tjerë kanë një gjendje më stabile”, njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

 “Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 13 lindje, 8 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 11 operacione, ndërsa 413 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,231 analiza”, thuhet në raportin 24 orësh të spitalit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë