Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Pejë, 55 pacientë me koronavirus, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 55 pacientë me COVID-19.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 4 janë në Respirator, 41 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 546 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
7 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
416 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,425 analiza, ndërsa janë kryer 10 Operacione”, shkruhet në Spitalin e Pejês.

Arkiva

Kategoritë