Mar, Qer 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë: Vetëm specialistët e licencuar mund të kryejnë procedura estetike mjekësore

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se procedurat mjekësore dhe estetike si mbjellja e flokëve, botoxi dhe fillerët, mund të ofrohen vetëm nga institucionet e licencuara që posedojnë profesionistë të kualifikuar në profilet përkatëse shëndetësore.

Sipas njoftimit, këto procedura mund të realizohen vetëm nga profesionistë me këto specializime:

  1. Specialist i Kirurgjisë Plastike;
  2. Specialist i Dermatologjisë;
  3. Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale;
  4. Specialist i ORL-së (Otorinolaringologjisë).

Ministria thekson se çdo profesionist apo institucion që nuk është i licencuar nga MSH dhe që nuk përfshin profesionistë të fushave të mësipërme, nuk lejohet të ofrojë këto procedura mjekësore.
Qëllimi i këtij njoftimi është mbrojtja e sigurisë së pacientëve dhe garantimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore estetike, duke shmangur praktikat e rrezikshme në ambiente të paautorizuara.

Ky rregull vlen për të gjitha institucionet publike dhe private që operojnë në fushën e estetikës mjekësore në Kosovë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë