Mër, Pri 30, 2025
Banner Top
Banner Top
Një viktimë dhe 21 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 21 persona të shëruar:

Persona të fjalë janë: Tetë në Shkup, gjashtë në Kumanovë, një në Shtip, dy në Prilep, një nga Tetova, një nga Velesi, një në Koçanë dhe një në Makedonski Brod.

“Në Spitalin 8 shtatori ka ndërruar jetë një paciente nga Tetova e moshës 59 vjeçe e cila 15 ditë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime, ndërkohë që janë vërtetuar tetë raste të reja me Covid-19: Shkup-tre, Manastir-një dhe Veles-katër”.

Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë arrin në 1526, ndërsa numri i të shëruarve në 1 mijë e 13, të atyre që kanë ndërruar jetë është 86, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 427./Alsat-M

Youtube

Arkiva

Kategoritë