Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Një veturë godet tri këmbësore në Prizren

Tri këmbësore vajza janë goditur nga një veturë në lëvizje në komunën e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 20:20 në rrugën “Rrustë Kabashi”, ndërsa viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.

Dy nga të lënduarat e aksidentit janë liruar për në shtëpi, ndërsa njëra nga to është dërguar në Spitalin e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.

I dyshuari mashkull  kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij dyshohet duke mos iu përshtatur shpejtësisë i godet tre këmbësoret viktimat femër  kosovare . Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas dy viktimat lirohen në shtëpi ndërsa njëra dërgohet në Spitalin e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë