Sht, Maj 4, 2024
Banner Top
Banner Top
Hoti: Nëse vaksinat serbe kanë hyrë përmes rrugëve ilegale, do t’i ndërmarrin masat e nevojshme

Kryeminisri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me vaksinimin e qytetarëve në Mitrovicën Veriore nga shteti i Serbisë.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, u shpreh se nëse ato vaksina kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, do të merren masat e nevojshme.

Hoti ndër të tjera shkroi se Policia e Kosovës nuk ka të dhëna se këto vaksina janë future në mënyrë të ligjshme në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit”, shprehet ai.

Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”, nënvizoi Hoti

Youtube

Arkiva

Kategoritë