Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top

Raporti i Punës për muajin Nëntor 2025 në Spitalin e Gjakovës paraqet një vëllim të lartë shërbimesh mjekësore, të ofruara nga stafi profesional dhe i përkushtuar i institucionit.

Gjatë këtij muaji janë hospitalizuar gjithsej 1,165 pacientë nëpër repartet e ndryshme të spitalit, duke reflektuar fluksin e vazhdueshëm të kërkesave për trajtim spitalor. Në sallat operatore janë kryer 151 operacione, të shpërndara sipas specializimeve: 64 në Kirurgji, 19 në Ortopedi, 11 në Urologji, 1 në ORL, 10 në Oftalmologji, 11 në Gjinekologji dhe 35 në Obstetrikë.

Në repartin e maternitetit, gjatë muajit janë regjistruar 121 lindje, prej tyre 59 djem dhe 62 vajza. Ndër këto, 35 raste janë realizuar me prerje cezariane.

Shërbimet ambulatore kanë arritur gjithsej 10,918 vizita mjekësore, ku përfshihen 438 shërbime të CT-së, 1,257 shërbime në Ro-Kabinet, si dhe 1,015 trajtime në Mjekësinë Fizikale dhe Rehabilitim.

Në Laborator janë kryer analiza për 2,767 pacientë, ndërsa në njësinë e Hemodializës janë realizuar 727 seanca dialize.

Shërbimet e tjera specializuese përfshijnë: 28 pacientë të trajtuar me EMG, 45 me spirometri, 7 me ergometri, si dhe 1,648 pacientë që kanë marrë shërbime të ndryshme në Urgjencë.

Spitali i Gjakovës vazhdon të ofrojë shërbime cilësore, të vazhdueshme dhe të sigurta për të gjithë qytetarët, duke dëshmuar angazhimin e pandërprerë të stafit shëndetësor në përmbushjen e nevojave të komunitetit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë