Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) regjistroi më shumë se 800 sulme fizike kundër stafit të saj, vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Spiali Royal Berkshire tha se bëri çmos për të “zhvlerësuar” tensionet me pacientët agresivë, raporton BBC Health.
Një infermiere në Spitalin Royal Berkshire i tha BBC-së se u sulmua nga një paciente që u përpoq ta godiste me thikë.
Qeveria tha se po përpiqej të reduktonte sulmet ndaj stafit të NHS.
Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social tha se: “Ne po punojmë ngushtë me NHS ndërsa ata marrin masa për të parandaluar dhe reduktuar dhunën ndaj stafit, duke përfshirë testimet e kamerave të mveshura me trup dhe një qendër kombëtare për parandalimin e dhunës për të siguruar që stafi i NHS mund të punojë në një mjedis të sigurt”.













