Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Mbyllet përkohësisht QMF-ja në Kijevë – Infektohen disa punëtorë shëndetësorë

Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë të Malishevës është mbyllur sot përkohësisht për shkak se disa punëtorë shëndetësorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit, rezultatet e punëtorëve shëndetësorë janë konfirmuar sot nga IKSHPK, ndërsa punëtorët shëndetësorë, tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim.

“Mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundoj testimi i punëtorëve tjerë shëndetësorë dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane, që për disa ditë, shërbimet shëndetësore ti kryejnë në QKMF në Malishevë”, thuhet në njoftim.

Arkiva

Kategoritë