Mër, Jan 15, 2025
Banner Top
Banner Top
Marihuana, sa kohë qëndron në organizëm?

Tetrahydrocannabinol apo THC, kimikati që gjendet në marihuanë mund të qëndrojë në trup për disa ditë e në disa raste edhe javë.

Koha se sa ky kimikat qëndron në trup varet nga disa faktor e ato janë:

Sa yndyrë në trup ka ai person dhe sa shpesh e konsumon marihuanën.

THC mund të vihet re shumë lehtë përmes testit të drogës që bëhet nga urina, gjaku apo edhe flokët.

Sipas një hulumtimi të bërë për këtë cështje u zbulua që jetëgjatësia e THC-së në organizëm varet se sa shpesh personi e konsumon marihuanën.

Dikush që konsumon marihuanën për herën e parë, THC-ja largohet nga trupi për tri ditë

Personat që konsumojnë marihuanë tre apo katër herë në javë, ky kimikat i qëndron në trup për 5 deri 7 ditë

Personat që janë konsumues të rregullt të marihuanës, THC-ja mund të qëndrojë deri në 30 ditë./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë