Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Linja e Jetës ka lëshuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, duke kërkuar që në rastet kur dikush është dëshmitar i një personi që po tenton vetëvrasje, të mos shpërndajë foto apo video nga vendi i ngjarjes, por të veprojë me përgjegjësi humane dhe të njoftojë menjëherë shërbimet emergjente.

“Publikimi apo shpërndarja e pamjeve të tilla në rrjete sociale apo portale jo vetëm që është shkelje e rëndë e privatësisë, por kontribuon në stigmatizim dhe mund të rrisë rrezikun për ata që janë në krizë,” thuhet në postimin e Linjës së Jetës.

“Raste të tilla nuk janë thirrje për senzacionalizëm medial, por për ofrim të ndihmës, sigurisë dhe mbështetjes emergjente”, thekson organizata.

Linja e Jetës gjithashtu inkurajon të gjithë ata që ndihen të mbingarkuar emocionalisht ose që përjetojnë mendime për vetëvrasje, të kërkojnë ndihmë duke telefonuar falas në 0800 12345 apo duke komunikuar përmes chat-it zyrtar në: chat.linja-e-jetes.org.

“Ne jemi këtu për t’ju dëgjuar dhe mbështetur”, përfundon thirrja postimi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë