Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Lajm i mirë: Shërohet personi i parë nga koronavirusi në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se është shëruar zyrtarisht personi i parë nga koronavirusi në Kosovë.

Vitia këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Vitia./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë