Mar, Qer 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Ky model i maskave nuk po ofron mbrojtje ndaj Covid-19

Që prej fillimit të pandemisë e karantinës kemi parë lloje të ndryshme të maskave, qoftë nga prodhuesit e tyre por edhe të bëra nga vet individët në shtëpitë e tyre. 

Për këtë arsye, në Universitetin Atlantik të Floridës u krye një studim mbi atë se cila mask është më e dobishme për mbrojtje ndaj virusit që na solli pandeminë.

Maskat nga prodhuesit farmaceutik, dhe ato me shtresa të shumta të pëlhurës të bëra nga vet ne, po dalin si maskat me efektin më të madh mbrojtës ndaj coronavirus Covid-19, transmeton nd. Ndërsa ato që na mbrojnë më pak nga ky virus janë maskat e stilit bandana. Pra, ato me vetëm 1 shtresë janë më pak mbrojtëse për ne.

Dr Stella Batalama, nga ky universitet tha se ata donin t’i kuptonin opsionet më të mira për zvogëlimin e përhapjes së COVID-19.

 “Studiuesit tanë kanë demonstruar se si maskat janë në gjendje të zvogëlojnë ndjeshëm shpejtësinë dhe gamën e spërklave të frymëmarrjes”, tha Batalama.

Udhëheqësi i studimit, Dr Siddhartha Verma, tha se me këtë hulumtim ata donin të përcillnin te publiku rëndësinë e distancës sociale dhe vendosjes së maskës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë