Pre, Maj 20, 2022
Banner Top
Banner Top
Kosova merr pjesë në Kongresin Botëror për Hemofili 2022

Kongresi Botëror i Hemofilisë është një ngjarje e madhe në komunitetin ndërkombëtar të çrregullimeve të gjakderdhjes. Ky kongres këtë vit është duke u mbajtur në qytetin e Montreal në Kanada.

Përmes një postimi në facebook, drejtoresha e Klinkës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci Uka, ka bërë të ditur se do ta përfaqësoj Kosovën në këtë kongres.

Ajo po ashtu ka falëndëruar edhe Federatën Botërore të Hemofilisë,veçanërisht Dr.Assad Haffar për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po ju ofron pacientëve të prekur me Hemofili në Kosovë.

“Falënderim i veçantë për Federatën Botërore të Hemofilisë,veçanërisht Dr.Assad Haffar për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po ju ofron pacientëve të prekur me Hemofili në Kosovë dhe gjithë botën anembanë!”, ka shkruar ajo.

Federata Botërore e Hemofilisë (WFH) është një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për përmirësimin dhe ruajtjen e kujdesit për njerëzit me çrregullime të trashëguara të gjakderdhjes në mbarë botën.

Arkiva

Kategoritë