Pre, Pri 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi – Zvicra shpall gjendje të jashtëzakonshme

Situatës kaotike me koronavirus që po mbretëron në botë, nuk ka mundur të i shpëtoj as Zvicra.

Në këtë shtet deri më tani janë 2 mijë e 330 të infektuar me COVID-19.

Prej tyre 18 persona kanë vdekur.

Për këtë arsye shteti helvetik nga mesnata e sontme shpall një vendim ku detyrohen të mbyllen të gjitha restaurantet,baret dhe dyqanet.

Ky vendim i Qeverisë Federale Zvicerane vlen deri më 19 prill, raporton Neuer Zuricher Zeitung.

Këto masa më të ashpërsuara shteti helvetik i ka ndërmarrë për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit dhe mbrojtjen e popullatës.

Lajmin e bëri të ditur presidetja e Federatës së Zvicrës Simonetta Sommaruga./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë