Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top

Sipas shoqatave të ndryshme të depresionit dhe stresit, çrregullimet e shqetësimit janë ndër sëmundjet më të zakonshme mendore në SHBA, ku i prekin rreth 40 milionë të rritur, apo 18 përqindëshin e popullit amerikan.

Dhe, përderisa ka shumë mënyra për trajtimin e këtij fenomeni, siç është këshillimi, terapia e relaksimit, ndryshimet e stilit të jetesës, etj., hulumtimet e fundit tani zbulojnë se mund të jetë një vitaminë e rëndësishme çelësi për ta hequr shqetësimin dhe stresin që e keni, transmeton Telegrafi.

Niacina apo Vitamina B3 është esenciale për riparimin e ADN-së, sintezën e hormoneve steroidale dhe për energjinë metabolike.

Niacina e ka aftësinë për t’i relaksuar indet muskulore dhe rrjedhimisht kjo shpie në qarkullim më të madh të gjakut dhe në zvogëlim të shtypjes së lartë të gjakut.

Sa i përket shqetësimit, niacina vepron si kundërhelm ndaj adrenalinës, e cila shpeshherë mbi-prodhohet te personat që vuajnë nga shqetësimi.

Siç besojnë disa ekspertë, niacina mund të ndihmojë në zvogëlimin e shqetësimit dhe depresionit edhe përmes promovimit të gjumit më të mirë.

Sasia ditore e rekomanduar e vitaminës B3 dallon nga mosha dhe gjinia, prandaj konsultohuni me doktorin para se të merrni ndonjë suplement.

Niacina hyn në materiet esenciale ushqyese, çka do të thotë që trupi nuk mund ta prodhojë sasinë e nevojshme dhe duhet të konsumohet përmes ushqimit. 

Arkiva

Kategoritë