Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Kjo është pija që pastron gjakun

Në nivele të larta të LDL-së, kolesterina grumbullohet në enët e gjakut, duke krijuar shtresa yndyrore

Me kalimin e kohës, ato rriten dhe e bëjnë më të vështirë rrjedhjen e gjakut nëpër arterie, duke rritur rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru dhe demencës vaskulare.

Një ushqim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar, me pak yndyra të ngopura, rekomandohet për njerëzit me kolesterinë të lartë.

shutterstock

Konsumoni tre filxhanë në ditë

Studiuesit nga Universiteti Lund monitoruan 66 burra me kolesterinë të lartë për një periudhë prej pesë javësh, duke i lejuar ata të pinin qumësht tërshëre.

Gjetjet vërtetojnë se konsumimi i tre gotave (750 ml) qumësht tërshërë në ditë për pesë javë ul kolesterolin total dhe LDL me 3-5 për qind.

Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, qumështi i tërshërës përmban beta-glukane të tërshërës që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit. Një gotë 250 ml qumësht tërshërë, për shembull, siguron 1 g beta-glukan. Ndërsa një tas qull, i përgatitur me 40 g tërshërë, mund të sigurojë 2 g beta-glukan.

Qumështi i tërshërës, kur nuk është i ëmbëlsuar, mund të jetë një alternativë e shkëlqyeshme për parandalimin ose zgjidhjen e kolesterolit të lartë, sepse është i ulët në yndyrë dhe proteina.

Arkiva

Kategoritë