Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Kjo është mosha kur duhet të ia largoni shishen e natës fëmijës tuaj para gjumit

Sipas rekomandimeve të fundit, thuhet se ju mund të filloni ta largoni shishen e natës, të cilën e keni praktikuar te fëmija juaj para gjumit, zakonisht midis moshës 6 dhe 9 muajsh.

Mes tjerash, fëmijët janë të aftë në vetërregullimin e ushqyerjes së tyre, kështu që ju mund të kuptoni se kur janë ata gati të heqin shishen e natës, duke e kthyer kokën larg ose duke mos e mbaruar vazhdimisht.

Nëse bebja juaj, ka lindur parakohe megjithatë, ose ka konsiderata të tjera shëndetësore, si problemet e tretjes ose dështimi për t’u zhvilluar, sigurohuni që të diskutoni orarin e tyre të të ushqyerit me mjekun tuaj, përpara se të bëni ndonjë ndryshim.

Zgjatja e këtij zakoni mund të ndikojë në aftësinë e fëmijës tuaj për të mësuar të flejë vetë. Sa më gjatë të ofroni shishen para gjumit, aq më shumë do të lidhet fëmija me të dhe nuk do të jetë në gjendje të flejë pa të.

Dhe sapo vogëlushi juaj të ketë dhëmbë, shishet e qumështit mund të çojnë në prishjen e dhëmbëve.

Qumështi, ka aftësi të grumbullohet në gojën e bebeve që flenë, duke krijuar kohë të mjaftueshme që sheqernat natyrale në qumësht të sulmojnë dhëmbët e fëmijës tuaj.

Synoni të hiqni plotësisht nga jeta e fëmijës tuaj – shishen e qumështit, para gjumit deri në moshën rreth 12 muajsh.

Ndër të tjera, e dimë që kjo mund të jetë një zakon i vështirë për t’u shkëputur, por qëndroni të qetë duke ditur që fëmija juaj nuk ka nevojë për kaloritë në qumësht.

Në moshën një- vjeçare, fëmija ka të ngjarë të plotësojë të gjitha nevojat e tij ushqimore me vakte dhe ushqime të lehta gjatë ditës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë