Një vajzë 20-vjeçare nga Gjakova e cila u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën dyshimin se ka koronavirus, doli se gjendja e saj është e mirë.
Këtë e ka konfirmuar doktori Hilmi Shala, drejtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës.
“Vajza vet ka kërkuar të shkojë në spital. Vëllai i saj ka qenë në Itali, e gjendja është e mirë”, ka thënë Shala.
Sipas infektologëve të spitalit të Gjakovës, vajza ka shenja të gripit njëjtë si pacientët e tjerë që referohen./Familja Jonë