Gjatë ditës së sotme, në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, është paraqitur kirurgu në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, dr. Fazli Shala.
Shala është dhurues i rregullt vullnetar i gjakut. Kësaj radhe, ai po dhuron gjak për një koleg të tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e bëri të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Dhurimi i gjakut shpëton jetë!
Qendra e Transfuzionit të Gjakut sot mirëpriti Kirurgin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Dr. Fazli Shala, i cili është dhurues i rregullt vullnetar. Tani Dr. Shala po dhuron gjak për një koleg mjek që është në gjendje të rëndë shëndetësore”,u tha në njoftim. /familjajone