Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Po kryente punime në ballkon, 53-vjeçari bie nga kati i tretë i banesës në Durrës

Fotoja: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 4 në Durrës rreth orës 09:50.

Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh. D., ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese.

Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /TCH/

Youtube

Arkiva

Kategoritë