Enj, Tet 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Kirurgu i Spitalit të Pejës, dr. Fazli Shala, dhuron gjak për një koleg të tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjatë ditës së sotme, në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, është paraqitur kirurgu në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, dr. Fazli Shala.

Shala është dhurues i rregullt vullnetar i gjakut. Kësaj radhe, ai po dhuron gjak për një koleg të tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e bëri të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Dhurimi i gjakut shpëton jetë!

Qendra e Transfuzionit të Gjakut sot mirëpriti Kirurgin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Dr. Fazli Shala, i cili është dhurues i rregullt vullnetar. Tani Dr. Shala po dhuron gjak për një koleg mjek që është në gjendje të rëndë shëndetësore”,u tha në njoftim. /familjajone

Arkiva

Kategoritë