Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Këto janë përfitimet shëndetësore të gjidhënies

Gjidhënia, është mënyra më e shëndetshme dhe natyrale për të ushqyer fëmijën tuaj. Kolostrumi, përbërës në qumështin e gjirit të nënës, në ditët e para – pas lindjes, është ushqimi perfekt për të sapolindurin tuaj.

Edhe pse gjinjtë tuaj prodhojnë vetëm një sasi të vogël kolostrumi, kjo substancë është gjithçka që i nevojitet fëmijës suaj. Brenda pak ditësh, vëllimi i qumështit të prodhuar nga gjinjtë tuaj do të rritet dhe sasia do jetë e mjaftueshme për foshnjën tuaj në rritje.

Benefitet e ushqyrjes me gji janë të shumëfishta, duke filluar nga:

– Ju ndihmon të ndiheni të afërt me fëmijën tuaj;

– Siguron mbrojtje nga gjëra të tilla si diarreja dhe pneumonia;

– Është gjithmonë në dispozicion dhe në temperaturën e duhur;

– Redukton rrezikun e nënës për kancerin e gjirit dhe atë ovarian, diabetin e tipit 2 dhe depresionin pas lindjes;

– Fëmijët që ushqeheshin me gji kanë më pak gjasa të jenë mbipeshë;

– Dhe ata që ushqeheshin me gji performojnë më mirë në testet e inteligjencës.

Dëshira për të përdorur formulën e gatshme të qumështit – si ndryshon nga qumështi i gjirit?

Vendimi për të ushqyer foshnjat me formula të gatshme duhet të merret me kujdes. Formula është e ndryshme nga qumështi i gjirit, por siguron ushqimin bazë për rritjen e fëmijës suaj.

Formula e gatshme e qumështit, nuk përmban shumë komponentë që forcojnë imunitetin në qumështin e gjirit.

Përfitimet afatgjata të ushqyerjes me gji, si për nënën ashtu edhe për foshnjën, nuk përsëriten me formulën për foshnjat.

Lidhja me fëmijën do të vazhdojë të ndodhë. Babai i foshnjës ose anëtarë të tjerë të familjes mund të përgadisin ushqimin dhe të zhvillojnë më shumë afërsi me foshnjën.

Nëse ushqeni me formula të gatshme – foshnjen tuaj, është e rëndësishme që formula të përgatitet dhe ruhet siç duhet. Pajisjet e ushqimit duhet të dezinfektohen siç duhet. Bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për të mësuar më shumë rreth ushqyerjes me formulë./Pregnancy Info.ca

Arkiva

Kategoritë