Mër, Maj 1, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë disa arsye pse vegjetarianët jetojnë më gjatë

Hulumtimet tregojnë se vegjetarianët priren të jenë më të shëndetshëm në përgjithësi, madje edhe të jetojnë më gjatë.

Nga një studim i botuar në revistën JAMA Internal Medicine vegjetarianët kanë presion më të ulët të gjakut në krahasim me njerëzit që hanë mish.

Time,ka renditur disa arsye pse vegjetarianët jetojnë më shumë sesa adhuruesit e mishit.

Në studimin e fundit, studiuesit zbuluan se jo vetëm që vegjetarianët kanë mesatarisht presion më të ulët të gjakut, por se dietat vegjetariane mund të përdoren për të ulur presionin e gjakut tek njerëzit që kanë shtypjen e lartë.

Një studim i vitit 2013 me më shumë se 70,000 mijë njerëz zbuloi se vegjetarianët kishin një rrezik prej 12% më të ulët të vdekjes në krahasim me jovegjetarianët.

Poashtu Time shkruan se njerëzit që hanë dietë vegjetarianë kanë humor më të mirë, më pak shanse për sëmundje të zemrës, rrezik më të ulët të për të pasur kancer, rrezik më të ulët për diabet si dhe kanë më pak gjasa për të qenë në mbipeshë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë