Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Keni probleme me tiroiden? – Ja disa informacione nga Laboratori Biohit

Përveç paraqitjes me kohë te mjeku për cfarëdo shqetësimi shëndetësor, është e rëndësishme që të parandalohet një sëmundje përmes kujdesit ndaj organizmit tonë. Informatat paraprake për cilëndo lloj të sëmundjeve janë shumë të nevojshme dhe të rëndësishme në këtë aspekt.

E, pikërisht këtë e bën laboratori Biohit, për të cilin shëndeti i pacientit është gjithnjë në radhë të parë.

Këshilla të vyera dhe punë profesionale – kjo është ajo çka bën më së miri laboratori Biohit.

Më poshtë gjeni një shkrim të tyre në lidhje me problemet me gjëndrën tiroide.

A keni probleme me tiroiden?

Simptomat e problemeve të tiroides mund të ngatërrohen me ato të patologjive të tjera, ndaj ekzaminimet mjekësore janë të domosdoshme për të vendosur diagnozën. Gjëndra tiroide rregullon shumë procese metabolike dhe prishja e funksionit të saj shfaqet klinikisht me një sërë simptomash. Disa pacientë mund të ndjejnë lodhje, shtim në peshë, pamundësi për të dalë jashtë, të kenë shumë ftohtë ose të ankojnë rënie të flokëve. Të tjerë mund të ndihen anksioze, të shqetësuar, me rrahje të forta të zemrës, bien në peshë ose djersiten shumë më tepër se zakonisht. Të gjitha këto janë simptoma të zakonshme të çrregullimeve të tiroides. Veçanërisht gratë janë të prirura të kenë anomali të funksionit te kësaj gjëndre të rëndësishme.

Simptomat e Hipotiroidizmit dhe Hipertiroidizmit:

-Luhatjet në Peshë

-Qafa e fryrë (Struma, Gusha)

-Rënia e flokëve

-Ndryshimet në Ritmin e Zemrës

-Lodhje (Plogështi)

Testet e çrregullimeve të tiroides:

-TSH

-FT3

-FT4

-Anti TPO

-Anti TG

Janë pikërisht këto analiza gjaku që vërtetojnë diagnozën dhe sugjerojnë për shkakun e hipo dhe hipertirozës.

Për analiza të shpejta dhe të sakta, tashmë adresën e dini: Laboratori Biohit.

Mund ta gjeni në Gjakovë, Pejë, Deçan dhe Istog.

Kontakti:

044 791 363

[email protected]

Youtube

Arkiva

Kategoritë