Albina Selmanaj
Pas lindjes, shumë gra përballen me ndryshime hormonale që mund të ndikojnë në funksionimin e tiroides. Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, portali FamiljaJonë realizoi një intervistë me Dr. Fatbardh Ramadani, endokrinolog.
Në këtë intervistë, ai flet për shkaqet, simptomat, rëndësinë e diagnozës së hershme dhe trajtimin e duhur të problemeve me tiroiden që prekin shumë nëna pas periudhës së shtatzënisë.
Dr. Ramadani thekson se kujdesi për shëndetin hormonal pas lindjes është thelbësor për mirëqenien e gruas dhe fëmijës, dhe ofron këshilla për nënat e reja që mund të përballen me këto sfida.
1. Çfarë është tiroiditi pas lindjes dhe pse ndodh?
Tiroiditi pas lindjes ndryshe quhet edhe si tiroidit post partum është një çrregullim i përkohshëm i gjëndrës tiroide që ndodh tek gratë brenda 12 muajve pas lindjes së fëmijës. Ky çrregullim është autoimun, që do të thotë se sistemi imunitar i trupit e sulmon gabimisht gjëndrën tiroide. Në shtatzëni sistemi imunitar i gruas ulet natyrshëm për të mos e refuzuar fetusin si një trup i huaj. Pas lindjes, sistemi imunitar aktivizohet tek disa gra dhe kjo shkakton një reagim të tepruar, duke sulmuar gjëndrën tiroide dhe duke shkaktuar tiroiditi
2. Sa e shpeshtë është kjo gjendje dhe a preken më shumë gratë që kanë pasur më herët probleme me tiroiden?
Prevalenca e tiroiditit post partum vlerësohet të jetë 5-10% e grave pas lindjes, megjithatë kjo shifër mund të ndryshojë në varësi të popullatës së studiuar.
tiroiditi pas lindjes (tiroiditi post partum) shpeshherë mund të ngatërrohet me depresionin pas lindjes, sepse simptomat e tyre mbivendosen. Kjo e bën të rëndësishme dallimin e hershëm për diagnozë dhe trajtim të saktë.
3. Cilat janë simptomat kryesore të çrregullimeve të tiroides pas lindjes dhe pse shpesh ngatërrohen me simptomat e lodhjes apo depresionit pas lindjes?
Simptomat kryesore te Tiroiditit post partum jane:
- Faza e hipertiroidizmit (zakonisht 1–4 muaj pas lindjes):
Simptoma të zakonshme:Nervozizëm, ankth,humbje në peshë pa arsye,djersitje e tepër,rrahje të shpejta të zemrës (takikardi),lodhje,Vështirësi në perqenderim, ndjeshmeri ndaj nxehtësisë.
- Faza e hipotiroidizmit (zakonisht 4–8 muaj pas lindjes):
Simptoma të zakonshme:Lodhje ekstreme, depresion,Rritje në peshe,Kapsllëk,Ndjeshmëri ndaj të ftohtit,Thatësi e lëkurë,Rënie e flokëve,Vështirësi në kujtesë dhe përqendrim (“brain fog”). Ngatërresa me depresionin pas lindjes: është shumë e mundur të ngatërrohen, sepse:Lodhja, rënia e energjisë, pagjumësia, nervozizmi, depresioni dhe ndryshimet në humor janë të përbashkëta për të dyja gjendjet.Hipotiroidizmi në veçanti mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me depresionin post partum.
4. Në cilën periudhë pas lindjes shfaqen më shpesh këto çrregullime, menjëherë pas lindjes apo disa muaj më vonë?
Tiroiditi post partum zakonisht paraqitet brenda 12 muajve pas lindjes, por periudha më e shpeshtë e shfaqjes ndahet në dy faza kryesore:
Faza e parë – Hipertiroidizmi (1–4 muaj pas lindjes). Faza e dytë – Hipotiroidizmi (4–8 muaj pas lindjes).
5.A ndikon tiroiditi pas lindjes në prodhimin e qumështit dhe ushqyerjen me gji?
Prodhimi i qumështit mund të reduktohet, sepse:Hormonet tiroide ndikojnë në funksionimin e prolaktinës, hormonit që stimulon prodhimin e qumështit.Hipotiroidizmi ul ndjeshmërinë e indeve ndaj prolaktinës.Nënat mund të raportojnë .Qumësht më pak se zakonisht.Foshnja që kërkon të ushqehet më shpesh.Ndjenjë lodhjeje që vështirëson ushqimin me gji.
6.A trajtohet gjithmonë me medikamente, apo ka raste kur çrregullimi largohet vetvetiu?
Tiroiditi post partum trajtohet, por jo gjithmonë ka nevojë për trajtim të menjëhershëm ose afatgjatë. Menaxhimi varet nga faza klinike (hiper apo hipotiroidizëm) dhe shkalla e simptomave.
7.Cilat janë disa këshilla praktike për nënat e reja që dyshojnë se mund të kenë probleme me tiroiden?
Këshillat mos nënvlersoni lodhjen pas lindjes Kontrolloni hormonet e tiroides pas lindjes. Të ndryshojn stilin e jetës.