Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Humbja e ndjenjave, kur duhet të shqetësohemi?

Humbja e ndjenjave është një gjendje që duket shumë dramatike, por fatmirësisht shumicën e kohës nuk është.

Dr Joe Kosterich flet për të fikëtit, duke përfshirë atë që shkakton këtë gjendje, pse njerëzit bien, kur duhet të shqetësohen, këshilla të thjeshta për parandalimin e tij.

Ne kemi parë të gjitha vizionet në televizion të njerëzve që ligështohen – Gjithmonë duken shumë dramatike. Kur dikush rrëzohet në dysheme, shpesh shfaqet paniku. Çfarë po ndodh dhe çfarë mund të bëjmë për këtë person?

Ka shumë arsye pse njerëzit lodhen. Për ta bërë më të thjeshtë, ekzistojnë dy kategori të gjera të të fikëtit.

 Kryesore është një episod i tipit vasovagal ku ka një rënie të presionit të gjakut.

Kur më pak gjak që shkon në tru, një sinjal shkarkohet duke thënë: “Hej, kemi nevojë për më shumë gjak” dhe fjalë për fjalë, ju bieni në tokë.

Ekzistojnë një numër i madh arsyesh pse njerëzit dobësohen. Kjo mund të jetë edhe për shkak të eksitimit. Ndonjëherë, nëse njerëzit kanë presion të ulët të gjakut mund të dërgojë deri në ligështim. Poashtu nëse ata nuk kanë ujë të mjaftueshëm për të pirë, kjo mund të jetë gjithashtu një çështje për tu shqetësuar.

Përpos këtyre, ka një numër faktorësh të tjerë që mund të jenë në lojë. Nëse keni nivele të ulta të hekurit, mund të qojë deri në ligështim, e poashtu edhe deri në humbjen e ndjenjave.

Studiuesit thonë se nëse ndodheni në kësi gjendje një herë, kjo nuk do të thotë se keni ndonjë sëmundje të tmerrshme dhe se është fundi i botës. Por megjithatë ëshrtë mirë që të vizitoni mjekun tuaj.

Parandalimi është gjithmonë mënyra më e mirë dhe ka gjëra të thjeshta që mund të bëjmë për mos ta shpier veten drejt asaj gjendjeje. Konsumimi i mjaftueshëm i ujit ndoshta është numër një në listë.

 Mos lënja mënjanë e ushqimit është gjithashtu e rëndësishme. Mos lejoni që të arrini pikën ku nivelet e sheqerit në gjak janë duke rënë poshtë.

Gjumi i mjaftueshëm është poashtu i rëndësishëm, sepse kur njerëzit lodhen, kanë më shumë gjasa të zbehen.

Nëse një person humb ndjenjat dhe bië në tokë, mos panikoni menjëherë, ngase do të bëhet i vetëdijshëm shumë shpejt. Në fakt, shpesh nuk ka as humbje të plotë të vetëdijes – është më shumë një e hedhur në tokë./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë