Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Hoti: Sulmi ndaj infermierëve në Prizren, akt i shëmtuar

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me rastin e të shtunës në mbrëmje, kur në Spitalin e Prizrenit disa persona kanë sulmuar stafin mjekësor.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar”.

“Mjekët, infermierët dhe tërë personeli mjekësor e mbështetës, gjatë këtyre muajve sa po përballemi me pandeminë Covid-19, kanë dëshmuar përkushtim të lartë që duhet vlerësuar, e jo sulmuar. Sulmet ndaj heronjve të kohës janë të turpshme dhe të pa pranueshme”, ka shkruar Hoti.

“E dënoj këtë sulm dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, e cila rrezikon integritetin fizik të personelit mjekësor. I ftoj organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantelbardhëve, ndërsa organet e drejtësisë që ta kryejnë detyrën e tyre shpejt”, ka thënë Hoti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë