Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Hapet web faqja për të aplikuar për mbështetjen prej 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një postimi ka bërë të ditur për qytetarët se është hapur forma e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Sipas ministrisë, aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Po ashtu në njoftim thuhet se, punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/100068819606136/posts/292896659680985/

Youtube

Arkiva

Kategoritë