Enj, Pri 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Gjetja e problemeve me gëlltitje, humbjeve të pashpjegueshme të peshës, dhimbjeve të barkut përmes inçizimit të gastroskopisë

Altina Marmullaku

Gastroenterologjia është një shkencë e cila mirret me studimin e sëmundjeve të sistemit të tretjes (sistemi digjestiv). Specialisti i kësaj dege është një – Gastroenterolog.

Mirëpo për të ditur më shumë rreth proceseve të gastroenterologjisë, në një intervistë për portalin Familja Jonë, Gastroenterologu Driton Shabani na tregon më shumë për gastroskopinë, kur duhet të kryhet, pse është e rëndësishme, po ashtu si ndryshojnë diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të brendshme.

Familja Jonë: Çka është Gastroskopia?

Driton Shabani: Gastroskopia është inçizim me kamerë i ezofagut (kapërcallit), lukthit dhe pjesëve fillestare të zorrëve të holla (duodenumit).

Mund të bëhet me anestezion lokal , sprey lokal për të mpirë fytin para procedures apo me anestezion të përgjithshëm që nënkupton kur pacienti është në gjumë gjatë procedurës.

Familja Jonë: Kur duhet të kryhet Gastroskopia?

Driton Shabani: Gastroskopia është standart i artë i diagnostifikimit të sëmundjeve të traktit tretës. Përmes gastroskopisë, ne mund të gjejmë arsyen e shumë  problemeve të pashpjegueshme si: problemeve me gëlltitje ( disfagji), humbjeve të pashpjegueshme të peshës, dhimbjeve të barkut të sipërm ose dhimbjeve të gjoksit që nuk  kanë të bëjnë me zemren, të vjellave të vazhdueshme për arsye të panjohura, skuqjet ënjtet ( inflamacionet) plagët (ulcerat)e mukozës , gjakderdhjeve në traktin e sipërm gastrointestinal GERD ( sëmundja e refluksit gastroezofageal), ngushtimet ose bllokimet e traktit të sipërm gastrointestinal, varikset e ezofagut ( venat më të mëdha se normale në ezofag , tumoret malinje ose beninje, hernia hiatale ( kur lukthi lëvizë lart, pranë ezofagut), dëmtimet e shkaktuara nga gëlltitja e substancave të dëmshme ( kaustike) siç janë detergjentët shtëpiak kemikatet, sëmundja e celiakisë ( alergjisë në gluten), sëmundja  Crohn e traktit të sipërm gastrointestinal , infeksionet etj.

Familja Jonë: Kur ndryshojnë diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të brendshme?

Driton Shabani: Sëmundjet e brendshme përfshijnë një fushë të gjerë të patologjive duke përfshire sëmundjet e traktit tretës, të zemrës, sëmundjet reumatologjike, endokrinologjike , hematologjike etj. Prandaj varësisht prej patologjive ndryshojnë edhe diagnoza dhe trajtimi.

Familja Jonë: Nga cilat sisteme është i përbërë trakti i tretjës?

Driton Shabani: Sistemi i tretjës përbëhet nga trakti intestinal dhe organet ndihmëse të tretjës.

Trakti gastrointestinal përfshinë : gojen, fytin , ezofagun( kapercallin), lukthin, zorrën  e holle dhe zorrën e trashe.

Organe ndihmëse të sistemit të tretjes janë : pankreasi , mëlcia dhe fëshikëza biliare.

Familja Jonë: Çka është gastroenteriti dhe nga çka shkaktohet?

Driton Shabani: Gastroenteriti paraqet inflamacion të traktit tretës (lukthit dhe zorreve ) që shoqerohet me së shpeshti me  te vjella  dhe  diarre, por si shenja tjera janë edhe dhimbjet e barkut ( në formë krampeve, ngërcave)  , dhimbje koke , dhimbje të muskujve , lodhje etj.

Shkaktarët e gastroenteriteve jane të shumtë por më të shpeshtë janë : Virusët( rotavirusi, norovirusi adenoviruset etj), bakteret(echeria coli, campilobacter jejuni, salmonella , shigella etj), parazitët( giardia lamblia , entamoeba histolytica , cripyosporidium etj) myshqet etj

Shkaktar të gastroenteriteve mund të jenë edhe faktorët jo infektiv : medikamentet, intoleranca ne laktoze, intoleranca në gluten, sëmundja crohn , toksinat etj.

Familja Jonë: Pse janë të nevojshme vizitat gastroenterologjike?

Driton Shabani: Është mjaftë e rendësishme të bëni vizita të rregullta gastroenterologjike  nëse keni ankesa, qoftë edhe më të vogla të traktit tretës, sepse kështu ju mund të parandaloni shumë sëmundje të cilat nëse zbulohen me kohe  do të trajtohen apo menaxhohen në mënyrë adekuate. Psh gastroskopia tek personat me ankesa dispeptike mbi moshën 40 vjeçare( parandalohen kanceret e lukthit), skreening kolonoskopia për parandalim të kancerit kolorektal te personat mbi moshën 45 vjeçar (ata me histori positive familjare për CRC  edhe me herët) skreeningu serologjik për hepatit C dhe B për parandalim të sëmundjevë kronike të mëlçisë(cirrozave të melçisë) dhe kancereve të melçisë etj.  /FamiljaJonë/

Dr.Driton Shabani – Specialist i gastroenterologjisë

Nr tel: 044 440-890

Arkiva

Kategoritë