Flluskat e këmbëve janë ndër problemet më të zakonshme të cilat shkaktohen nga këpucët e këqija, djersitja e këmbëve, etj., por që fatmirësisht mund të shërohen brenda nate
Paraprakisht duhet të keni parasysh se nëse flluska është e vogël, mënyra më e mirë për ta shëruar është duke mos e prekur.
Mjafton t’i ndërroni këpucët, ta trajtoni lëkurën rreth flluskës me alkool apo peroksid dhe ta lini ashtu.
Kësisoj, flluska do të zhduket brenda dite apo më së largu brenda dy ditësh.
Por, nëse flluska është e madhe, shpojeni atë në fund dhe shtrydhni lëngun që del nga flluska. Mos e preni lëkurën!
Pasi të ketë dalë i tërë lëngu, trajtojeni lëkurën me antiseptik.













