Pre, Sht 26, 2025
Banner Top
Banner Top
Edhe gjatë agjërimit në Ramazan duhet ruajtur imunitetin duke u ushqyer rregullisht me syfyr

Agjerimi është spastrim i organizmit, gjithashtu ndërkohë edhe sforcim i rëndësishëm fetar por duhet ditur edhe si ta mbrojm shëndetin tonë në këtë përiudh 30 ditëshe të besimit islam.
Mungesa e ushqimit dhe lëngjeve për disa ditë mund të shkaktojë humbjen e imunitetit, dhe me këtë shfaqjen e infeksioneve dhe dëmtimin e organizmit,njëriu është cdo ditë i ekspozuar jo vetëm virusëve por edhe bakterieve,parazitëve dhe mikroorganizmave të tjerë të dëmshëm për organizmin. Trupi i jonë në posedimin e imunitetit të fortë i përballon të gjitha këto mikroorganizma pa shfaqë ndonjë infeksion. Prandaj trupi jonë ka rezerva të substancave ushqyese në organizëm,të cilat mund ti kultivon ti përdorë për disa ditë. Mirëpo,kjo varët nga gjendja shëndëtësore dhe mentale e personit. Sipas studimeve shkencore,njeriu mund të mbijetojë 3 ditë pa ujë dhe 3 javë pa ushqimë,mirëpo për këtë ka variacione të shumta ,sepse përvoja historike ka treguar së njerëzit mund të mbijetojnë edhe deri në 116 dite pa ushqim.
Kështu në vitin 1920 gjatë një greve qëndroi 73 ditë pa ushqim kryetari i qytetit Cork Terence Mac Swiney, pastaj në vitin 1929 indiani Bhagat Singh bëri grevë 116 ditë,por edhe Mahatma Karamchand Gandhi qëndroi 21 ditë në greve ushqimi. Kështu që organizmi jonë është në gjendje të qëndrojë disa ditë pa ushqimë, por në kohën e sotme është më rëndësi që të ruhet imuniteti. Ushqimi i rregullt në syfyr i pasur me ushqim të begatshëm me minerale vitamina,proteina të mjaftushme mund të ruan imunitetin.
Udhëzojm të përdorni vitamina A,vitamin C, E, B12, të cilat edhe në munges të ushqimit mund ta mbajnë imunitetin në nivelin e duhur.
Dr. Dr. Halil Krasniqi,
Nësë trupi i njeriut nuk ushqehet një kohë atëhër fillon që organizmi ti hargjoj substancat rezerv, të filloj hargjimin e proteinave karbohidrateve sheqerit që ta furnizon trurin me substanca ushqyese, kështu i merr disa rezerva nga organet dhe pastaj organet fillojn të shthurën. Ramazani ka edhe efektë pozitiv, mëqë rast në kohën e agjërimit shumica e substancave helmuese largohen nga trupi dhe kështu fillon një ripërtrirje e organizmit më efektin e detoksifikimit.
Udhëzojm në aspektin medicinal dhe shkencor, që personat te cilet agjërojn ti marrin rregullisht medikamentet sepse në munges të medikamenteve, dëmtohet organizmi shkatërrohet imuniteti. Në kohën e Ramazanit duhet larguar cdo ngarkimi trupor, sa më pak të punohet dhe sa më pak të përdorët forca trupore. Udhëzoj që për ta ruajtur imunitetin dhe për ta ruajtur vetveten nga infeksioni me shkakatar te semundjeve apo infeksione tjëra, të ushqeheni rregullisht në syfyr që së paku organizmi ta ruan aftësin e mbrojtjës truporë pra fortësimin e imunitetit kundër infeskioneve të tjera

Youtube

Arkiva

Kategoritë