Sht, Kor 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy pacientë në Shqipëri në gjendje të rëndë shëndetësore

Eugena Tomini, specialiste pranë ISHP, ka njoftuar se se gjendja e dy personave të prekur me koronavirus është e rëndë, ndërsa aktualisht në spital janë të shtruar 49 persona.

Tomini në A2 foli edhe për numrin e testimeve, duke thënë se sistemi i Shqipërisë ka mundësi edhe të trefishojë numrin e testeve aktuale, në rast se do të ketë rritje rastesh të dyshuara.

“Nëse kemi raste të dyshuara, numri i testimeve do të dyfishet, por edhe trefishohet. Jo vetëm kapaciteti, por virologët janë në gatishmëri 24 orë. Ky lloj kapaciteti do të trefishohet nëse do të kemi raste të dyshuara dhe kontaktet e të prekurve. Ky trend në rritje është në pritje. Ne e kemi deklaruar që në këto dy javë do të kemi një trend në rritje. Gjurmimi i kontakteve do të ketë një vlerë akoma më pozitive”

Youtube

Arkiva

Kategoritë