Die, Pri 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Dr.Rrezon Nalli, tash e nëntë muaj në kujdesin e pacientëve që përballen me COVID-19

Pandemia i ka përballur njerëzit me shumë vështirësi.

Mirëpo, vështirësitë më të madhe i patën ata që qëndruan në vijen e parë të frontit, mjekët.

Rrezon Nalli, doktor në Mjekimin Intenziv QKUK, tash e nëntë muaj është duke u marrë me kujdesin e pacientëve që përballen me COVID-10.

Nalli për portalin Familja Jonë, thotë se secili mjek nga dita kur fillon ta ushtrojë profesionin e ndjen vetën të detyruar por edhe të rëndësishëm që t’i dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të secilit pacient.

“Pa dyshim që qasja e njejtë në mos edhe më me përkushtim ka qenë kjo me pandeminë covid-19. Secili, mjek ka qenë i përfshirë në këtë situatë, jo vetëm fizikisht por edhe ata të cilët kanë dhënë këshila se si duhet pasur kujdes me virusin SARS CoV 2, kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të madh dhe meritojnë respekt nga të gjithë. Kontributi i mjekut, asnjëherë nuk duhet të vihet në pikëpyetje, sidomos jo në këtë situatë”.

Ai thotë se secili profesion i ka specifikat dhe vështirësitë e veta, mirëpo kur puna bëhet me përkushtim pa dyshim që duket më e lehtë.

“Për mua, si një mjek i ri fillimi ka qenë sa sfidues aq edhe interesant. Intersant për faktin se kam pas përball pacienta me sëmundje, e cila ishte relativisht e njohur për mjekësinë dhe ballafaqimi me këtë situatë kur kishte shumë të panjohura, sa i përket natyrës së sëmundjes sigurisht që e vështirësonte punën, sidomos për mua si mjek i ri”, thotë Nalli.

Ndërsa thotë, se vetë natyra e sëmundjes ngërthen në vete shumë vështirësi, për faktin se të duhet të përballesh me raste për të cilat minutat e humbur janë teper shumë.

“Kërkohej reagim i shpejtë dhe i saktë i cili ishte i duhur për situatë të atilla. Secili pacient me specifikat e veta, por që të gjitha i bashkonte dëshira dhe shpresa për të mposhtur këtë sëmundje, ndonëse kishte raste kur kjo shpresë fillonte të zbehej dita ditës, e hetoja në sytë e tyre dhe e ndjeja vetën të pafuqishëm për të bërë diçka më shumë, ani pse asgje nuk mungonte sa i përket trajtimit dhe shërbimit.

Shton se, situatat bëheshin akoma më të rënda, kur përball kishte persona që deri pak kohë luftonin me këtë sëmundje, kurse tani ata po luftonin me jetën, të tillë kishte mjek si dhe profesionistë shëndetësor të të gjitha fushave.

Çdo ditë veprimet dhe sjelljet e secilit prej nesh përçojnë mesazh tek dikush dhe varet nga ne se si i përceptojmë ato mesazhe dhe çfarë ndermarrim për t’i dhënë jehonë atyre, “në situate të tilla, unë personalisht çdo ditë e më shumë marr mesazhe, shumica e tyre në nënvetëdije, mesazhe të cilat të bëjnë fort ta duash atë që bënë, sidomos në rastet kur të konsiderojnë si shpëtimtarin e tyre”, thotë Nalli për portalin Familja Jonë.

Mesazhi që përcjell është “bëni gjithçka me deshirën më të madhe dhe duajeni atë, sepse secili prej nesh në këtë jetë është i thirrur të bëjë rolin e tij, prandaj bëjeni atë siç dini më së miri dhe do të gezoni respektin e të gjithëve”. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë