Mër, Maj 1, 2024
Banner Top
Banner Top
Donacion për repartin e dializës në Prizren, dy vëllezërit dhurojnë për nënën e ndjerë 

Reparti i dializës në Spitalin e Prizrenit ka marrë një pamje krejtësisht tjetër.

Pacientët që trajtohen në këtë repart do të kenë kushte më të mira, nga tani e tutje.

Kjo falë një donacioni të siguruar nga vëllezërit Sope nga fshati Zhur i kësaj komune.

Në një intervistë për Klankosova.tv, ata kanë thënë se ndihmën për këtë spital për nënën e tyre, tanimë e ndjerë e cila ishte trajtuar në këtë repart.

“Pas vdekjes së saj, ne vendosëm për shpirt të saj, me vullnet të plotë që të dhurojmë një donacion duke investuar në rregullimin e kushteve për pacientët që marrin shërime në këtë repart. Janë rregulluar që të dy sallat e këtij reparti duke marrë krejtësisht pamje të re”, thanë ata.

“Nënë Nurija tani e ndjerë ka marrë shërbime në repartin e hemodializës në Prizren një kohë të gjatë dhe zakonisht ka qenë e kënaqur me sjelljen dhe gatishmërinë e stafit për ofrimin e shërbimeve dhe ndihmës nga ana e tyre”, theksuan ata.

“Investimi është bërë nga ne. Çdo pjesë e ndryshuar, pajisjet e blera, çarçafët, batanijet, etj. Ato i kemi investuar për shpirtin e nënës tonë”, theksojnë vëllezërit Sope.

Vëllezërit Sope thonë se edhe në të ardhmen do të angazhohen për përmirësimin e kushteve të pacientëve që po trajtohen në këtë repart.

Deri në fund të këtij projekti, shuma e investimeve pritet të arrijë deri në 300 mijë euro.

Hemodializa në Prizren posedon tri salla të shërbimit dhe po ashtu edhe katër toalete.

Ky donacion ka qenë tepër i mirëpritur.

Kështu deklaron për Klankosova.tv shefi i repartit të dializës Rexhep Hapçiu.

“Ka qenë më se i nevojshëm jo vetëm për pacientët por edhe për stafin, janë krijuar lehtësira të dukshme për punën me pacientë”, tha ai.

Në këtë repart, marrin trajtim 200 pacientë, 16 prej tyre nga Shqipëria.

Youtube

Arkiva

Kategoritë