Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Diola Dosti Baftiu “Mos i vendosni lëkurës asgjë që nuk mund ta konsumoni”

Për vite të shumta kontribuojë në informimin e drejtë të popullatës sonë.
Me këshilla të shumta, përplot informacione nga burime të sigurta, studime të panumërta që bëri, ajo çdo herë ishte e gatshme të edukojë qytetarët tonë mbi të ushqyerit shëndetshëm, mënyrën e njohjes së ushqimeve të shëndetshme dhe jo vetëm.
Diola Dosti Baftiu, e cila përveç faqes së saj në të cilën çdo ditë publikon informacione të bollshme si nutricioniste, “Mesimet e Dioles” dhe emisionit të saj në RTK, ajo sot vjenë edhe më një risi tjetër.
Me një super krem fytyre i cili është aq organikë sa që edhe nëse e konsumoni nuk iu bënë asnjë dëme.
Të gjitha bimët që janë përdorur në krem janë të certifikuara nga organet kompetente.

Më poshtë, ju sjellim njoftimin e plotë të nutricionistës Diola Dosti Baftiu:

“Ja pra dhe kremi nga ‘Mësimet e Diolës’, se mezi prita që t’a ndaja me ju .
Bimët e përdorura në krem janë të çertifikuara organike nga organet kompetente ( siç ju tregova edhe në video).
Kremi përmban Achiellia millefolium, Rosa canina, Hypericum perforatum, Artemisia, Olea europea dhe propolis. Shkurt dhe shqip, ekstrakte bimore dhe propolis.
Nuk ka konservantë, as paraben, aditivë apo kimikate të tjera.
Êshtë shumë ‘miqësor’ me lëkurën tuaj.
Efektet: ushqen, hidraton, shkëlqen lëkurën, redukton njollat kafe në lëkurë, redukton aknet, mbron nga dielli ( sa faktor mbrojtës ka, këtë nuk e di por di të them, që unë vetëm këtë kam përdorur verës), redukton rrudhat dhe i parandalon ato ( nuk i zhduk, se s’ka krem natyral që zhduk rrudhat me magji dhe mos u gënjeni biles nga reklama të ndryshme kremërash💁).
Ka afat 18 muaj.
Mos i vendosni lëkurës asgjë që nuk mund t’a konsumoni! Ky ka qenë parimi im për vite me rradhë dhe vazhdoj t’i qëndroj besnike ende. Prandaj dhe ky krem, është derivat i këtij parimi.
Për të gjithë ato/ata që duhet patjetër të përdorin krem pudër, së paku të aplikojnë këtë krem fillimisht në shtresën e parë të lëkurës, pastaj kremin pudër( sherkun).
Mund të përdoret për të gjitha moshat.
E kam thënë shpesh që lëkura është pasqyrë e shëndetit tonë, prandaj ky krem nuk vjen vetëm, por bashkë me planin ‘Detox, jo botox’, një udhëzim unik i dietës së bukurisë, ku përfshihen ushqimet më të mira për shëndetin e lëkurës tuaj.
Kam 3 vite që e testoj dhe mbi lëkurën time dhe sot, mund t’a keni edhe juve( nëse keni dëshirë☺️).
Nuk e di a lashë më gjë pa thënë, gjithsesi ju falenderoj që më lexuat🙈.
Ah, dhe diçka. Kremi është i ditës dhe i natës. Çmimi 27.50 cent. Momentalisht mund t’a porosisni online duke lënë adresen në 045942424 dhe shuuumë shpejt, do t’a gjeni në çdo farmaci (sa të mbarojmë formalitetet☺️).
Online posta është falas. Ju paça, se ju lodha😌
Anart /Familja Jonë

Tags: , , , , , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë