Sht, Kor 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është gluteni, kush e shkakton dhe ku mund t’i gjeni produktet pa gluten?

Shumë nga njerëzit, sot flasin për glutetnin, por shumë pak prej tyre e dinë çka saktësisht është.

Gluteni është një lloj proteine që gjendet kryesisht tek gruri dhe dridhëra të tjerë si: elbi, bullguri dhe thekra.

Gluteni është i pranishëm edhe në produktet si: pastat, buka, biskotat, balsamet e buzëve, salcat e përpunuara të sallatave, vitaminat, erëzat etj.

Gluteni ndikon negativisht në shëndetin e personave që vuajnë nga sëmundja celiake.

Sëmundja Celiake )apo e njohur ndryshe si sëmundje e Celiakis), është një sëmundje digjestive, e cila prek 1 në 133 njerëz. Disa prej simptomave të kësaj sëmundjeje janë: fryerja abdominale, diareja dhe konstipacioni të cilat shpesh diagnostifikohen gabimisht si probleme të zakonshme të sistemit tretës, çka do të thotë që 80 për qind e pacientëve nuk diagnostifikohen siç duhet dhe si rrjedhojë nuk kurohen.

Disa prej pasojave më serioze të sëmundjes Celiake (celiac disease) përfshijnë: aneminë, osteoporozën, rënien në peshë dhe kequshqyerjen.

Në Kosovë ç duhet dhe si rrjedhojë nuk kurohen.

Disa prej pasojave më serioze të sëmundjes Celiake (celiac disease) përfshijnë: aneminë, osteoporozën, rënien në peshë dhe kequshqyerjen.

Në Kosovë çdo ditë po rritet numri i personave që janë të ndjeshëm ndaj glutenit. E për t’ju ofruar zgjidhje pikërisht këtyre personave, Meridian Express – i njohur si market i lagjes me asortiman të gjerë të produkteve, veçanërisht i produkteve bio dhe vegane me siguri dhe cilësi të lartë, ka furnizuar marketet e saja me produktet pa gluten të brendit botëror gjerman Schar.

Nga ky brend konsumatorët mund të gjejnë produkte pa gluten të tilla si: bukë, miell, pasta, biskoata dhe çokollata.

Brendi Schar, gëzon pozitën lider në botë sa ju përket ofrimit të produkteve pa gluten. Asnjë aditiv artificial nuk përdoret në receta dhe përveç punës me fermerët e akredituar për të garantuar cilësinë e lëndës së parë, të gjithë përbërësit që përdoren në prodhim i nënshtrohen testeve pa gluten para se të dërgohen në linjën e prodhimit. Në rastin e bukëve, Schar gjithashtu ka në procesin e tij të prodhimit “Master Bukëpjeskës” të cilët kanë përvojën e nevojshme për të siguruar rezultatin e kërkuar në produktin përfundimtar.

Përbërësit kryesorë të produkteve pa gluten të brendit Schar janë: miell pa laktozë, miell misri, miell orizi, miell quinoa, hikërror apo miell gështenjash, miell thjerrëzash. Për prodhimin e tyre nuk përdoret vaji i palmës dhe aditivët.

Andaj. të gjithë ju konsumatorë që keni nevojë për asortiman të këtyre produkteve, ju ftojmë të vizitoni marketet Meridian Express.

Meridian Express ka 37 markete që shtrihen në 7 qytete kryesore të Kosovës.

Për më shumë informata:

https://www.facebook.com/RrjetiMeridianExpress/

Youtube

Arkiva

Kategoritë