Mër, Maj 1, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë simptomat e sëmundjes Alzheimer?

Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim i trurit që përkeqësohet me kalimin e kohës. Karakterizohet nga ndryshime në tru që çojnë në depozitime të proteinave të caktuara. Sëmundja e Alzheimerit bën që truri të tkurret në vëllim (atrofohet) dhe qelizat e trurit të vdesin përfundimisht.

Simptomat

Humbja e kujtesës është simptoma kryesore e sëmundjes së Alzheimerit. Shenjat e hershme përfshijnë vështirësinë në kujtimin e ngjarjeve ose të bisedave të fundit. Por kujtesa përkeqësohet dhe simptoma të tjera zhvillohen ndërsa sëmundja përparon.

Në fillim, vetë personi mund të jetë i vetëdijshëm se ka vështirësi në kujtimin e gjërave dhe në të menduarit qartë. Me përkeqësimin e simptomave, anëtarët e familjes ose miqtë ka më shumë mundësi t’i vënë re problemet.

Ndryshimet e trurit të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit çojnë në probleme në rritje me:

Kujtesën –Shumë njerëz kanë probleme me kujtesën nganjëherë, por humbja e kujtesës e lidhur me sëmundjen e Alzheimerit vazhdon dhe përkeqësohet. Me kalimin e kohës, humbja e kujtesës ndikon në aftësinë për të funksionuar në punë ose në shtëpi. Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit mund të:

  • Përsëritin deklaratat/shprehjet dhe pyetjet pa pushim.
  • Harrojnë bisedat, takimet ose ngjarjet.
  • Vendosin sendet gabim, shpesh duke i vendosur në vende që nuk kanë kuptim.
  • Humbin në vende që dikur i njihnin mirë.
  • Harrojnë përfundimisht emrat e anëtarëve të familjes dhe sendet e përditshme.
  • Kenë vështirësi për të gjetur fjalët e duhura për objektet, për të shprehur mendimet ose për të marrë pjesë në biseda.

Të menduarit dhe arsyetimin – Sëmundjae Alzheimerit shkakton vështirësi në përqendrim dhe të menduar, veçanërisht për konceptet abstrakte si numrat. Është veçanërisht e vështirë të bëhet më shumë se një detyrë në të njëjtën kohë. Mund të jetë sfidues menaxhimi i financave, balancimi i llogarive dhe pagesa e faturave në kohë. Përfundimisht, një person me sëmundjen e Alzheimerit mund të mos jetë në gjendje t’i njohë dhe të përballet me numrat.

Gjykimin dhe vendimmarrjen – Sëmundjae Alzheimerit shkakton rënie të aftësisë për të marrë vendime dhe gjykime të arsyeshme në situatat e përditshme. Për shembull, një person mund të bëjë zgjedhje të dobëta në mjediset sociale ose të veshë rroba për llojin e gabuar të motit. Mund të bëhet më e vështirë për dikë që t’u përgjigjet problemeve të përditshme. Për shembull, personi mund të mos dijë si ta trajtojë djegien e ushqimit në stufë ose vendimet gjatë drejtimit të veturës.

Planifikimin dhe kryerjen e detyrave të njohura – Aktivitetet rutinë që kërkojnë plotësimin e hapave të njëpasnjëshme në drejtim të kryerjes së një pune të zakonshme. Kjo mund të përfshijë planifikimin dhe gatimin e një vakti ose luajtjen e një loje të preferuar. Përfundimisht, njerëzit me sëmundje të avancuar të Alzheimerit harrojnë se si t’i bëjnë detyrat themelore si veshja dhe larja.

Ndryshimet në personalitet dhe sjellje – Ndryshimete trurit që ndodhin në sëmundjen e Alzheimerit mund të ndikojnë në disponimin dhe sjelljet. Problemet mund të përfshijnë: depresionin, humbjen e interesit për aktivitetet, tërheqjen sociale, luhatjen e humorit, mosbesimin tek të tjerët, zemërimin apo agresionin, ndryshimet në zakonet e gjumit, humbjen e frenimeve të epsheve, iluzionet (të tilla sikur të besosh se diçka është vjedhur).

Aftësitë e ruajtura

Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në kujtesë dhe aftësi, njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit janë në gjendje të mbajnë disa aftësi edhe kur simptomat përkeqësohen. Aftësitë e ruajtura mund të përfshijnë leximin ose dëgjimin e librave, rrëfimin e historive, ndarjen e kujtimeve, këndimin, dëgjimin e muzikës, kërcimin, vizatimin ose kryerjen e veprave artizanale. Këto aftësi mund të ruhen më gjatë sepse ato kontrollohen nga pjesët e trurit të prekura më vonë gjatë rrjedhës së sëmundjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë