Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë Tregojnë Menstruacionet për Shëndetin Tuaj?

Për shumicën e femrave, menstruacionet fillojnë ndërmjet moshave 12 dhe 13. Ju mund të keni menstruacione rreth 21 deri në 35 ditë.

Menstruacionet mund të përdoren si shenjë shëndetësore vitale. Duke filluar nga kohëzgjatja deri dukja dhe ngjyrat që ju mund të shihni tregojnë diçka të rëndësishme për shëndetin tuaj.

Ju mund të shihni ngjyra të gjakut nga e zeza tek e kuqe e ndezur, nga ngjyra kafe tek portokallia. Edhe pse shumica e ngjyrave mund të konsiderohen “normale” ose të “shëndetëshme” tjerat mund të jenë arsye për të vizituar mjekun.

Çfarë domethënie kanë menstruacionet e zeza?

Ju mund të alarmoheni kur shihni gjak të zi, por kjo nuk është domosdo arsye për tu merakosur. Kjo ngjyrë lidhet me gjak ngjyrë kafe, që është gjak i vjetër.  Mund t’iu ngjajë ngjyrës së kokërrave të kafesë. Gjaku i zi zakonisht është gjak që merr më shumë kohë të largohet nga mitra.

Çfarë domethënie kanë menstruacionet kafe?

Shkarkimi ngjyrë kafe zakonisht është shenjë e gjakut të vjetër. Gjaku ka pasur kohë të oksidohet, prandaj ka ndryshuar ngjyrë nga e kuqja standarde.

Gjaku i kaftë lidhet me:

  • Fillimin ose përfundimin e menstruacioneve. Kur qarkullimi është i ngadaltë, gjaku mund të marrë më shumë kohë për t’u larguar nga trupi juaj. Kur gjaku qëndron në mitër më gjatë, mund të kalojë në menstruacionet kafe. Ky gjak gjithashtu mund të ketë mbetur nga menstruacionet e fundit.
  • Lohia. Gjakderdhja që femrat përjetojnë në katër deri në gjashtë javët e para pas lindjes së fëmijës quhet lohia. Fillon relativisht rëndë. Pastaj, pas ditës së katërt, lohia mund të jetë në ngjyrë rozë ose kafe.
  • Shtatzënia. Nëse përjetoni gjaderdhje vende-vende gjatë shtatzënisë, disa herë mund të jetë ngjyrë kafe, nëse gjakderdhja aktive ka përfunduar. Sidoqoftë, është ide e mirë ta thërrisni mjekun tuaj.
  • Abortimi i humbur. Edhe pse abortimi mund të asociohet me gjakderdhje me ngjyrë të kuqe të ndezur, disa gra mund të përjetojnë “abort të humbur”. Me këtë lloj të humbjes së shtatzënisë, fetusi ndalon zhvillimin por nuk kalon nga mitra për të paktën 4 javë. Ju mund të mos përjetoni gjakderdhje të rëndë ose mpiksje, por disa gra zhvillojnë gjakderdhje ngjyrë kafe në kohën kur nuk i kanë menstruacionet si dhe gjatë menstruacioneve.

Çfarë domethënie ka gjaku i kuq i mbyllur gjatë menstruacioneve?

Ju mund të shihni gjak të kuq të mbyllur gjatë menstruacioneve ose pasi që keni qëndruar shtrirë për një kohë. Ngjyra e mbyllur thjeshtë mund të nënkuptojë se gjaku juaj ka qëndruar për një kohë në mitër por nuk është oksiduar sa për tu kthyer në ngjyrë kafe.

Gjaku i kuq i mbyllur lidhet me:

  • Përfundimin e menstruacioneve. Ju mund ta shihni këtë ngjyrë të gjakut edhe gjatë fundit të periudhës menstruale normale, kur qarkullimi ngadalësohet.
  • Lohia. Gjakderdhja pas lindjes së foshnjës fillon rëndë dhe mund të përmbajë mpiksje. Mund të duket e kuqe e errët për tre ditët e para, para ndërrimit të ngjyrës dhe dukjes. Gratë që kanë prerje cezariane mund të përjetojnë këtë gjakderdhje të rëndë 24 orët e para.

Çfarë domethënie ka gjaku i kuq i ndezur gjatë menstruacioneve?

Menstruacionet mund të fillojnë me gjakderdhje ngjyrë të kuqe të ndezur. Kjo do të thotë se gjaku është i freskët dhe po qarkullon shpejtë. Gjaku juaj mund të qëndrojë në këtë mënyrë gjatë tërë periudhës menstruale ose mund të errësohet me ngadalësimin e qarkullimit.

Gjaku i kuq lidhet me:

  • Infeksion. Disa infeksione, si klamidia dhe gonorea mund të shkaktojnë gjakderdhje ndërmjet menstruacioneve. Nëse shihni gjak para kohës së menstruacioneve, konsideroni kontaktimin e mjekut tua.
  • Shtatzëni. Gjakderdhja e çfarëdo ngjyre gjatë shtatzënisë mund të jetë ose të mos jetë arsye për alarmim. Sidoqoftë, nganjëherë është shenjë e abortit. Disa herë gratë kanë gjakderdhje dhe lindin foshnje të shëndetëshme. Çdo rast është i veçantë. Më së miri është të kontrolloheni tek mjeku juaj sa herë që shihni gjak gjatë shtatzënisë.
  • Polipët ose firbroidët. Këto rritje jo-kanceroze në mitrën tuaj mund të shkaktojnë qarkullim të rëndë gjatë menstruacioneve ose gjatë kohëve tjera të ciklit menstrual. Ato mund të jenë të mëdha ose të vogla dhe të shaktojnë simptomat tjera si dhimbje dhe tension.

Çfarë domethënie ka gjaku ngjyrë rozë gjatë menstruacioneve?

Gjaku juaj mund të duket ngjyrë rozë në fillim ose përfundim të menstruacioneve, veçanërisht nëse keni gjakderdhje jashtë menstruacioneve. Kjo ngjyrë më e çelur mund të tregojë se gjaku juaj është përzier me lëngun e qafës së mitrës, duke e holluar ngjyrën e saj.

Gjaku ngjyrë rozë lidhet me: 

  • Lohia (shkarkimi i përgjakshëm). Nga dita e katërt e më tutje, lohia mund të jetë ngjyrë rozë ose kafe.
  • Nivel të ulët të estrogjenit. Nganjëherë gjaku menstrual rozë mund të tregojë për nivele të ulëta të estrogjenit në organizmin tuaj. Estrogjeni ndihmon stabilizimin e rreshtimin e mitrës. Pa këtë hormon, ju mund ta hiqni rreshtimin gjatë ciklit, duke çuar tek gjakderdhja ndërmjet menstruacioneve me ngjyra të ndryshme, duke përfshirë ngjyrën rozë.Disa shkaktarë të niveleve të ulta të estrogjenit mund të jenë të qenit në kontroll hormonal të lindjes që nuk përfshinë estrogjen ose perimenopauza.

Gjakderdhja në mes të ciklit

Ju mund ta shihni këtë ngjyrë gjatë kohës së ovulacionit. Prapë, kur gjaku nga mitra juaj përzihet me lëng të pastër të qafës së mitrës mund të duket si rozë ose ngjyrë e kuqe e ndezur.

  • Aborti. Nëse jeni shtatzënë shpërthim i lëngut rozë ose të pastër nga vagina mund të jetë shenjë e abortit. Shenja tjera përfshijnë, dhimbjen e barkut, largimin e indeve dhe humbje e simptomave të shtatzënisë.

Çfarë domethënie ka gjaku ngjyrë portokalli gjatë menstruacioneve?

Kur gjaku përzihet me lëng të qafës së mitrës mund të duket ngjyrë portokalli. Si rezultat, ju do të shihni shkarkim portokalli, për të njëjtat arsye pse shihni shkarkim rozë.

Gjaku portokalli lidhet me:

  • Gjakderdhje e ngjizjes. Disa gra shohin gjakderdhje portokalli ose rozë gjatë kohës së mbetjes shtatzënë ose 10 apo 14 ditë më vonë. Jo të gjitha gratë e përjetojnë këtë, por mund të varijojë në ngjyrë. Nëse keni gjakderdhje që nuk kthehet në menstruacione, është ide e mirë të bëni një test shtatzënie.
  • Infeksion. Një shkarkim i pazakontë ose me ngjyrë jo-normale mund të jetë shenjë e infeksionit bakterial ose infeksionit seksualisht të transmetueshëm (IST).

Çfarë domethënie ka gjaku ngjyrë hiri dhe e bardhe gjatë menstruacioneve?

Nëse shihni shkarkim ngjyrë hiri ose në të bardhë (menstruacionet e bardha), kjo është arsye për ta thirrur mjekun tuaj.

Gjaku ngjyrë hiri lidhet me: 

  • Infeksion. Kjo ngjyrë mund të tregojë se një infeksion bakterial është duke u krijuar, si vaginoza bakteriale.

Shenja tjera të infeksioneve mund të jenë:

  • Ethet
  • Dhimbja
  • Kruarja
  • Era të keqe
  • Aborti. Nëse jeni shtatzënë, shkarkimi ngjyrë hiri mund të jetë shenjë e abortit. Indet që hiqen nga vagina mund të jenë gjithashtu ngjyrë hiri.

A është normale që ngjyra të jetë e ndryshme në fillim dhe përfundim të menstruacioneve?

Po! Menstruacionet mund të ndryshojnë ngjyrën nga fillimi në mes, e deri në përfundim. Ju mund të keni ngjyra të ndryshme nga muaji në muaj ose në kohë të ndryshme të jetës suaj. Ka disa faktorë që përfshihen edhe kur menstruacionet tuaja janë plotësisht të shëndetëshme.

Në shumicën e rasteve, variacioni nga e kuqe e ndezur në të kuqe të errët ka të bëjë me qakrullimin dhe kohën për të cilën gjaku ka qenë në uterus. Qarkullimi mund të jetë më i shpejtë në fillim të menstruacioneve dhe të ngadalësohet gjatë fundit. Ju mund të shihni gjak të kuq të ndezur në ditë më të rënda.

Kjo nuk do të thotë se të gjitha ndryshimet në ngjyrë janë normale. Nëse shihni ndonjë nuancë që nuk është e njohur ose ngjyrë hiri – veçanërisht nëse keni simptoma tjera – nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse caktoni një termin për t’u kontrolluar. Dhe çfarëdo gjakderdhje gjatë shtatzënisë është arsye për t’u kontrolluar tek mjeku.

Çfarë nëse është i ujshëm ose i mpiksur?

Përveç ngjyrës, dukja e gjakut mund të ndryshojë gjatë menstruacioneve. Dhe menstruacionet mund të duken ndryshe nga muaji në muaj gjithashtu.

Mpiksjet nuk janë domosdo arsye për shqetësim. Ato ndodhin kur mitra e heq një shtresë të brendshme. Madhësia ka rëndësi, sidoqoftë. Nëse shihni mpiksje që janë më të mëdha se një monedhë, ju do të duhej të lajmëroni mjekun tuaj. E njejta vlen edhe për mpiksje që i shoqërojnë gjakderdhjet e rënda.

Gjaku menstrual i ujshëm është i hollë dhe me gjasa është gjak i ri duke qarkulluar shpejt nga mitra. Disa gra mund të përjetojnë qarkullim shumë të rëndë, që quhet menorrhagia. Mpiksjet mund të shoqërojnë ose jo gjakderdhjen nëse keni këtë gjendje. Shikoni për shenja të anemisë, si lodhja ose gulçimi.

Shkarkimi ngjyrë gjaku që ndodh gjatë kohës së ovulimit mund të jetë i përzier me mukozë të qafës së mitrës, që i jep gjakut tuaj dukje si e bardha e vezës ose xhelatinoze. Ky shkarkim mund të përshkruhet edhe si e lagësht dhe e rrëshqitëshme.

Kur duhet ta vizitoni mjekun?

Ju mund të shihni një shumëllojshmëri të nuancave dhe strukturave të menstruacioneve edhe nëse jeni të shëndetshëm. Nëse menstruacionet e tua zgjasin më gjatë se shtatë ditë ose janë të rënda – thithin përtej pecetave higjienike ose tamponave çdo një ose dy orë – caktoni një termin me mjekun tuaj për të përjashtuar gjendje shëndetësore të caktuara.

Arsye të tjera për të caktuar një termin:

  • Nëse ciklet tuaja nuk janë të rregullta, ndryshojnë dramatikisht në gjatësi nga një muaj në tjetrin
  • Nëse ciklet tuaja janë më të shkurtra se 24 orë ose më të gjata se 38 ditë
  • Nëse nuk keni pasur menstruacione për tre muaj ose më gjatë
  • Nëse keni dhimbje të konsiderueshme ose tjera simptoma jo të zakonshme që shoqërojnë gjakderdhjen
  • Nëse keni gjakderdhje ndërmjet menstruacioneve
  • Nëse e keni kaluar menopauzën dhe keni gjakderdhje sërish

Nëse jeni shtatzënë, flisni me mjekun tuaj për çfarëdo gjakderdhje që shihni. Gjakderdhje mund të jetë shenjë e abortit. Shkarkimi ngjyrë hiri gjithashtu mund të tregojë për abortim ose edhe infeksion, prandaj është mirë që të kontrolloheni.

Në fund të fundit:

Menstruacionet mund të përdoren si shenja jetësore që tregojnë gjëra të rëndësishme për shëndetin tuaj. Gratë e reja që sapo kanë filluar menstruacionet mund të përjetojnë shumëllojshmëri në ngjyrën dhe strukturën e gjakut menstrual në vitet e para.

Njëlloj, gratë në perimenopauzë mund të përjetojnë më shumë parregullësi. Ka shumë ngjyra që bien në diapazonin e “normales” ose të së “shëndetëshmes”, prandaj është ide e mirë t’i kushtoni vëmendje ndryshimeve që i’u shqetësojnë. Gjithmonë vizitoni mjekun nëse jeni të shqetësuar për ndonjë ndryshim në menstruacionet e juaja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë