Pre, Qer 19, 2026
Banner Top
Çfarë është Demenca Vaskulare?

Demenca vaskulare është një term i përgjithshëm që I përshkruan problemet me arsyetimin, planifikimin, gjykimin, kujtesën dhe proceset e tjera të të menduarit, të shkaktuara nga dëmtimi i trurit nga qarkullimi i dëmtuar i gjakut në tru.

Ajo mund të paraqitet si pasojë e një infarkti iskemik që e bllokon një arterie në tru, por iskemia nuk shkakton gjithmonë demencë vaskulare.

Nëse një infarkt ndikon në të menduarit dhe arsyetim, varet nga ashpërsia dhe vendndodhja e sulmit iskemik. Demenca vaskulare mund të rezultojë gjithashtu nga kushte të tjera që dëmtojnë enët e gjakut dhe e reduktojnë qarkullimin, duke e privuar trurin nga oksigjeni dhe lëndët ushqyese jetike.

Faktorët që e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe infarktit në tru – duke përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe duhanin – rrisin gjithashtu rrezikun e demencës vaskulare.

Kontrolli i këtyre faktorëve mund të ndihmojë në uljen e gjasave për zhvillimin e demencës vaskulare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë