Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
CDC: Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19

Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit nga Pfizer, por është pak e mundur se do të arrihet qëllimi i SHBA-së që deri në fund të vitit të vaksinohen 20 milionë njerëz, kanë bërë të ditur sot zyrtarët federalë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka njoftuar se është tejkaluar shifra prej një milion vaksinave për dhjetë ditë, kur edhe filloi imunizimi në SHBA.

Megjithatë, drejtori i CDC-së, Robert Redfield, ka bërë të ditur se para SHBA-ve është “një rrugë e sfidave”, kjo për shkak të kufizimit të porosisë së vaksinave nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

“Porositë sigurisht se do të rriten javëve apo muajve të ardhshëm”, ka shtuar Redfield.

Në anën tjetër kreu i operacionit për vaksinimin e popullit, Moncef Slaui ka pranuar se ekzistojnë pak gjasa që 20 milionë amerikanë do të vaksinohen deri në fund të vitit, pavarësisht se administrata e Trumpit i kishte vënë vetes si qëllim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë