Mar, Pri 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A ndihmon dushi pas ngrënies në tretjen e ushqimit?

Pasi jeni kënaqur me një vakt të bollshëm dh të shijshëm, një dush i gjatë me ujë të ngrohtë duket si diçka hyjnore!

Sidomos për ata që kanë probleme me tretjen, shpesh duhet bërë diçka për të qetësuar ndjesinë e stomakut të trazuar.

Por, a ndihmon vërtetë dushi pas një vakti për procesin e tretjes?

“Debati i vjetër nëse duhet bërë dush para apo pas ngrënies ka lënë shumë njerëz në pikëpyetje nëse ka ndikim kjo gjë në tretjen dhe mirëqenien e përgjithshme,” thotë Rohini Patil, nutricioniste.

Tretja është një proces kompleks që përfshin zbërthimin e ushqimit në lëndë ushqyese që mund të përthithen nga trupi.

Ndërsa ushqimi lëviz nëpër sistemin e tretjes, ai përballet me enzima dhe acide të ndryshme që ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese.

Procesi rregullohet nga sistemi nervor autonom, i cili kontrollon funksionet e pavullnetshme trupore, duke përfshirë tretjen.

A mund të ndihmojë dushi pas ngrënies në tretje?

Përgjigjja për këtë është pak më e ndërlikuar nga sa mund të mendohet.

Nga njëra anë, dushi menjëherë pas ngrënies mund të prishë procesin e tretjes.

Ai e bën këtë duke devijuar rrjedhën e gjakut nga stomaku dhe zorrët në sipërfaqe të lëkurës duke sjellë shpesh probleme.

Mohammad Fahad Ali, mjek gastrolog në qendrën e shëndetit “Oswego Health”, shpjegon se temperatura e trupit tonë rritet pas dushit, ndërsa gjaku drejtohet nga sistemi tretës.

Pra, bërja e një dushi të ngrohtë menjëherë pas ngrënies mund të largojë gjakun nga organet që punojnë në tretjen në lëkurën tonë, duke shkaktuar simptoma të tilla dhimbje dhe siklet në stomak.

Dushi i nxehtë ka edhe anë të tjera negative për tretjen.

Studimet tregojnë se uji i nxehtë largon vajrat natyrale dhe enzimat që ndihmojnë në përthithjen e lëndëve ushqyese dhe çojnë në humbje të ujit dhe dehidratim.

A është më mirë një dush i ftohtë pas ngrënies?

Mjekët thonë se dushi i ftohtë nuk e ridrejton gjakun nga sistemi ynë tretës dhe studimet tregojnë se dushi i ftohtë mund të nxisë metabolizmin, duke mundësuar tretje më të shpejtë të ushqimit. Por, dushi i ftohtë mund të ngushtojë dhe enët e gjakut dhe të ngadalësojë tretjen, duke ndërhyrë potencialisht në tretje.

Përfundimi?

Zgjedhja mbetet gjithnjë individuale!

Youtube

Arkiva

Kategoritë