Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të shkaktojë gripi sulm në zemër?

A e dini: njerëzit me sëmundje të zemrës kanë të paktën gjashtë herë më shumë gjasa të kenë sulm në zemër pasi të preken nga gripi?

Gripi shkakton inflamacion që mund të ndikojë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë zemrën. Në njerëz të caktuar, inflamacioni mund të jetë aq i keq sa që shkakton edhe sulm.

Lajmi i mirë është se komplikimet e gripit rrallë shkaktojnë vdekje. Por, nëse keni faktorë të tjerë rreziku, është e rëndësishme të ndërmerrni hapat e duhur për të parandaluar probleme serioze. Këtu, kardiologu klinik Chete Eze-Nliam, shpjegon se kush është në rrezik për komplikime të lidhura me gripin dhe si të mbroni veten dhe të dashurit tuaj.

Megjithëse të rralla, komplikimet e mundshme përfshijnë listën si më poshtë:

  • Pneumonia dhe pneumonia bakteriale, të cilat mund të çojnë në dështim të frymëmarrjes
  • Komplikime kardiake, përfshirë sulmin në zemër dhe miokarditin (inflamacion i muskujve të zemrës)
  • Encefalopatia (dëmtim i rëndë i sistemit nervor qendror)

Ju jeni në rrezik të lartë për zhvillimin e komplikimeve të gripit nëse keni:

  • Probleme të tjera të rënda shëndetësore, përfshirë sëmundjen e zemrës
  • Një sistem imuniteti të kompromentuar për shkak të moshës (ose shumë i ri ose i moshuar) ose shtatzënisëJini proaktiv në parandalimin e problemeve me gripin duke bërë sa më poshtë:

Nëse dëshironi që të mbani larg gripin, atëherë veproni si në vazhdim:

  • Shmangni kontaktin me njerëzit e sëmurë: asnjë shtrëngim duarsh, qëndroni larg nga lëngjet trupore të njerëzve të tjerë. Praktikimi i higjenës së mirë të duarve me larjen e shpeshtë është gjithashtu i rëndësishëm.
  • Mbani nën kontroll zemrën tuaj: Nëse keni sëmundje të zemrës, menaxhoni me kujdes gjendjen tuaj me ilaçe, dietë dhe ushtrime siç rekomandohet nga mjeku juaj. Këto veprime parandaluese do të ndihmojnë në mbajtjen e fortë të sistemit tuaj imunitar. Nëse gjendja juaj e zemrës është e qëndrueshme dhe përfundoni me grip, shanset për komplikime të rënda janë më të pakta.
  • Mos i injoroni simptomat e gripit. Sidomos nëse jeni në një grup me rrezikshmëri të lartë, bisedoni menjëherë me mjekun tuaj. Koha është e rëndësishme
  • Gjeni kohë për të pushuar: Nëse keni simptoma të ngjashme me gripin, gjeni kohë për të pushuar dhe pirë shumë lëngje. Sa më gjatë të qëndroni në shtëpi dhe të pushoni, aq më shpejt do të rikuperoheni./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë