Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë mënyrat se si të bëni një gjumë të qetë

Sipas një studimi nga Qendra Mjekësore Irving në Universitetin Columbia, gratë që nuk flejnë mjaftueshëm priren të ushqehen në mënyrë jo të shëndetëshme.

Ky studim përfshiu 495 gra, të moshës 20 deri 76 vjeç, të cilat u vëzhguan për cilësinë e gjumit te gratë.

Poashtu, grave u kërkua të raportonin edhe për llojet e ushqimeve që ato zakonisht konsumonin, si dhe sasitë.

Ekipi zbuloi se gratë që shfaqen pagjumësi tentonin të hanin më shumë ushqime me karbohidrate, duke shtuar rrezikun e mbipeshës dhe diabetit.

Gjithashtu, pagjumësia rezultoi që gratë të konsumonin më pak drithëra.

Sipas Dr.Yonatan Greenstein, profesor, rekomandon se njerëzit duhet të ndërmarrin hapa për të përmirësuar cilësinë e tyre të gjumit, bazuar në këtë studim.

“Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, dhe fatkeqësisht shumë amerikanë nuk i kushtojnë rëndësi sa duhet”, tha Greenstein.

Sipas CDC-së, hapat e mëposhtëm mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë:

-Qëndroni aktiv përgjatë ditës,

-Shmangni alkoolin para gjumit,

-Shmangni llampat në mbrëmje,

-Mbani një orar të rregullt të gjumit dhe zgjimit,

-Dhoma juaj duhet të jetë një ambient i qetë dhe pa dritë./healthline

Youtube

Arkiva

Kategoritë