Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përse njerëzit kruajnë kokën kur diçka mendojnë? Çka thonë psikologët

A keni vënë re këtë sjellje?

Ndonëse shumica do të mendonin se kjo gjë është ndonjë refleks, ves apo vetëm një situatë e pakëndshme, sepse për momentin nuk mund t’ia dalim, psikologët theksojnë që këtë situatë truri ynë e interpreton si stresuese.

– Çdo formë e prekjes së pavetëdijshme bëhet për ta ngushëlluar vetveten, sqarojnë psikologët.

Veprimet automatike siç është kruajtja e kokës apo masazhi i qafës, është shprehje e jashtme e gjendjes sonë të brendshme, transmeton Telegrafi.

Një ndër teoritë të cilën e theksojnë psikologët është që këto lëvizje në të vërtetë shfaqin ndjenjën e shqetësimit.

Psikologët po ashtu konsiderojnë që shumica e gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetvetes, nuk janë asgjë tjetër por dëshira që njeriu ta ngushëllojë veten në momentet e stresit dhe të pasigurisë.

Nga ana tjetër, ekziston edhe një definicion i cili është më pak i përfaqësuar nga ky që tashmë e sqaruam.

Fjala është për mënyrën në të cilën mëson njeriu.

Ekzistojnë tri lloje mësimi: duke shikuar, duke dëgjuar dhe duke prekur. Për ata të cilët mësojnë duke shikuar, me siguri në momentet e mendimeve do të shikojnë në qiell, ndërsa ata të cilët mësojnë duke dëgjuar, do ta prekin veshin.

Neuropsikologët pohojnë se ata që kanë zakon të kruanin kokën mësojnë më së miri përmes prekjes ose lëvizjes. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë